Google ADS

Pacolli: Shpendi e ka nxjerrur Prishtinën nga kthetrat

18:35 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

Selim Pacolli në tubimin me qytetarë në lagjen Kodra e Trimave ka thënë se me Shpendin kanë arritur të bëhen bashkë vetëm me dy fjalë.

“Me datën 19 nëntor të festojmë së bashku edhe 4 vite të mandatit Shpendi me Prishtinën. Shpendi meriton shumë më shumë se një duartrokitje. Ai e nxjerri Prishtinën nga kthetrat”, ka thënë ai.

Pacolli ka thënë se AKR është partner.

“Nuk kemi ardhur që të grabisim ndonjë gjë por kemi ardhur ti japim krahë shpendit. Ky duhet të ndihet i sigurt në rrugëtimin e tij 4 vjeçar sepse nuk do të jetë asnjëher vetë. Ky do të ketë mbështetje të madhe nga ne”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme