Pacolli premton zyre për veteranët e luftës në komunë, thotë se do të jetë zëri i tyre

15:45 | 9 Tetor 2017
Arbresh.info

Gjatë vizitës që kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, u bëri veteranëve të luftës, deklaroi se do të jetë në mbështetje të plotë ndaj kësaj kategorie të shoqërisë.

“U japë mbështetje shokëve të luftës, kudo që gjendem në çfarëdo pozicioni politik, unë do të jem pranë jush, sepse unë buroj nga ju” theksoi Pacolli.

Gjithashtu ai u bëri thirrje të gjitha organeve të drejtësisë, edhe të parlamentit qendror dhe lokal që të kthejnë sytë nga kjo kategori, që sipas tij është kategoria më me vlerë e shoqërisë.

Për më tepër zPacolli ju premtoi atyre se nëse ai do të qeverisë me Prishtinën , brenda Kuvendit Komunal do të jetë një zyrë permanente për veteranët ku nga aty do të mbrohen interesat e tyre. Gjithashtu ai theksoi që së bashku me veteranët e luftës do të qeverisin në Komunën e Prishtinës.

22425763_1646286055384004_456202083_o 22368930_1646286028717340_1453829315_o 22403985_1646286032050673_926419821_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme