Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në prezantimin e planit ekonomik të koalicionit LDK-AKR-Alternativa para bizneseve ka thënë se programi i AKR-së tani e ka mundësinë të hyjë në implementim.
“Shpresoj shumë që do të kemi mirëkuptim tek partneri ynë i koalicionit që në qeverisjen e ardhshme ta reduktojmë administratën publikë ën favor të efiqiencës. Ka shumë njerëz dikun ndoshta 20% që nuk kanë as vende pune ku punojnë. Ne duhet të bëjmë reformë në administratën publike sepse kështu krijojmë mundësi të implementimit në çfarëdo programi ekonomik”, ka thënë ai.
Pacolli ka shtuar se do ta ndajnë gjyqësinë nga politika.
“Kjo duhet të bëhet njëherë e përgjithmonë. Gjyqësia të jetë e pavarur e të mos mbesin lëndë me vite pa u zgjidhur. Me këtë do të kemi probleme me imazhin tonë në Kosovë”, ka theksuar ai.
Ai ka përmendur shtyllat kryesore të programit të AKR-së.
“Zhvillimi ekonomik me rritje 8%, krijimi i vendeve të punës deri në 70 mijë, do të themelojmë agjencinë e pavarur të participimeve që të mos e shesim pronën tonë, do të ftojmë investitorët që të fillojnë aktivitetet e tyre në fabrikat që nuk janë në funksion, jetësimin e menjëhershëm të tri zonave të lira ekonomike Gjakovën, Mitrovicën, Prizrenin”, ka thënë Pacolli.
Ai ka thënë se Trepça do të jetë gjithmonë pronë e Kosovës.
“Në të do të investohet, kemi projektin shumë të mirë por gjithëmonë do të jetë e vendit tonë. Pastaj do ta bëjmë trajtimin ujrave të zeza, krijimin e tregut të përbashkët gjithëshqipëtar është shumë i nevojshëm sepse investitorët nuk vijnë vetëm ëpr 2 milion banorë. Do ta zhvillojmë industrinë përpunuese. Kemi një fuqi punëote të lirë dhe duhet të ecim përpara. Edhe të rinjët tanë do të gjejnë punë sepse ne kemi një praktikë për këtë. Na mbështesni për këto gjëra.”, ka thënë ai./Arbresh.info
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit