Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës Selim Pacolli, sot tregoi se trafiku urban në kryeqytet është i papërshtatshëm.
Konkretisht ai sot shfrytëzoi autobusin urban 6a, duke parë më afër parregullsitë, apo mangsitë e trafikut urban.
Ai synon që si kryetar i ardhshëm i Prishtinës do ta bëjë më efiqient trafikun urban dhe do t’i evitojë mangësitë, siç janë pritjet e qytetarëve nëpër stacione.
“Unë besoj se këto gjëra gjatë mandatit tonë nuk do të na ndodhin, besoj se qytetarëve të Prishtinës do t’u ofrojmë mundësi më të mirë të transportit dhe më efiqient. Sot është e vërtet se sot kemi disa autobus që kemi në qarkullim por që nuk janë të mjaftueshëm. Në programet e tona ne parashohim autobus elektrik që përdorin energji efiqiente” tha Pacolli.
Ai shtoi se gjatë mandatit të tij do të ofrohet mundësia që bileta me qenë universale, një biletë të jetë në qarkullim brenda ditës dhe nuk ka nevojë që të blejnë për secilin stacion nga një biletë mirëpo mund t’i shfrytëzojnë të gjitha linjat e trafikut urban dhe kjo do të ishte një lehtësim shumë më i madh për qytetarët e Prishtinës.
“Ne kemi fol edhe për autobusët që janë ekologjik të cilët nuk e ndotin ambientin, të cilët do të jenë me norma evropiane dhe ne do ta përmbushim këtë gjë duke sjellë këta autobus” shtoi Pacolli.
Ai gjithashtu theksoi se kjo që po ndodh sot në këtë autobus dhe në këtë trafik nuk ofrojnë kushte të mjaftueshme për qytetarët e Prishtinës./arbresh.info/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...