Pacolli në Pejë: Me AKR-në të rinjtë do të mund të lëvizin lirshëm që ti shprehin idetë e tyre

18:52 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli në takimin me qytetar dhe strukturat e partisë në Pejë ka thënë se partitë politike vijnë dhe shkojnë dhe dëgjojmë më shumë fjalë se vepra.

“Vetëdija e qytetarëve tani është ngritur dhe sidomos vetëdija e qytetarëve të Pejës mund të kuptoj kush premton kot e kush mund të bëjë. Një lutje e madhe që para se të shkoni te kutia e votimit konsultohuni me familjarët kënd ta votoni. Vota juaj është e shenjtë, është ajo që ndikon në të ardhmen e fëmijëve tanë dhe ka efekt shumë të madh në ardhmërinë tonë”, ka thënë ai.

Sipas Pacollit pas 18 viteve Kosova gjendet në një hendek.

“Si mund të jetë rritja ekonomike 3% në Kosovë kur në çdo anë që silles ka punë për tu ëbrë shumë ndërsa kem një popullsi të madhe. Aty ku ka punë duhet të punohet. Asnjë ambient nuk është përgatitur për rritje ekonomike e gjithë kjo falë dinamikës së inicativës private, duke pritur daljen e atyre makinerive nga dogana, duke paguar tvsh për prodhimin e pa inkasuar. Në këto kushte kanë arritur që këta punëto ti krijojnë shtetit të tyre rritje ekonomike”, ka thënë ai.

Ndër të tjera kreu i AKR-së ka theksuar se AKR është e gatshme për ta dërguar përpara rinin.

“Juve tani nuk mund të iu tregohen përralla. Ju e dini si shkon jeta në Nju Jork, Londër, Paris e vende tjera. Juve duhet t’iu garantohen kushtet të lëvizni lirshëm me idetë e juaja me gjithë atë çka posedoni. Ne këtë do ta bëjmë është obligim i yni. AKR tani ka lidhur koalicion me AKR-në dhe kjo i pengojë shumëkujt e po ashtu e frikësoj. Ne kemi vendosur që në mënyrë liberale të shkojmë me LDK pasi që aty kemi zbuluar miq të devotshëm, punëtorë të mirë, njerëz që do të punojnë për kauzën e qytetarëve”, ka thënë ai.

Behgjet Pacolli ka thënë se programi i AKR-së do të jetë shtylla kryesore e programit qeverisës.

“Që nga vitit i tretë i qeverisjes ne do të kemi rritje ekonomike 8%. Kjo krijon të hyra më të mëdha, kapital për të investuar, mundësi punësimi 60 deri 70 mijë punëtorë. Është e kalkuluar dhe do të bëhet. Krijimi i tregut të përbashkët gjithë shqiptar, investitorët do të mundë të vijnë të instalojnë fabrika për një treg 10 milion. Ne do të bashkëpunojmë me Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi që idetë, mallrat, njerëzit, kapitali të lëvizin”, shtoi ai./Arbresh.info
18838344_10155195589720856_1467066935_o 18789639_10155195588950856_101537040_o 18818108_10155195590430856_819077931_o 18789955_10155195581110856_2109319213_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme