Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka përsëritur sot në qytetin e Pejës se do ta mbështes kandidatin për kryeministrit Avdullah Hotin.
Pacolli ka thënë se kanë lidh koalicion së bashku me LDK-në ashtu siç ka dashur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Gjithmonë keni dëshmuar se ju jeni qytetarë të vërtetë, njerëz të paqes e njerëz të së drejtës. Jemi kthyer një shtëpi të madhe ashtu siç ka dashur i ndjeri Ibrahim Rugova. Ne së bashku me koalicionin do të punojmë bashkë, unë do të vë në dispozicion çdo gjë që kam për të quar përpara vendin”, tha Pacolli.
AI ka thënë se koalicioni LDK-AKR është koalicion i paqes e i dëshirave.
“Koalicioni ynë është koalicion i paqes e i dëshirave. Kemi pas dëshirë të bashkohemi e ti shërbejmë qytetarëve. Ne nuk jemi koalicioni i dhunës, ne lirshëm kemi lidhë këtë koalicion e dikush lidhi koalicion dy minuta para kohe. Ne dëgjuam njeri tjetrin ashtu siç thoshte Rugova njeriu i mençur dëgjon dhe ne u bashkuam në këtë sfide”, tha Pacolli./Arbresh.info
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier