Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se brenda mandatit të koalicionit LDK-AKR Kosova do të arrijë t’i ketë 160 njohje.
Pacolli, në një takim me të rinjtë e Gjilanit tha se i ka sjellë shumë njohje Kosovës dhe se është në diskutim me miq të shteteve të tjera për të sjellë njohje të reja, shkruan arbresh.info.
Kosova do të ketë 160 njohje gjatë mandatit të ardhshëm, këtë ua garantoj sepse di ta bëjë shumë mirë dhe jam në kontakt me miqtë e mijë”, u shpreh Pacolli.
Ai tha po ashtu se në mandatin e koalicionit LDK-AKR, liberalizimi i vizave do të ndodh brenda gjashtë muajsh dhe se qytetarëve nga diaspora do tua garantoj 5 vende në Parlamentin e Kosovës.
Pacolli foli edhe për rritjen e akcizës për disa produkte, duke përmendur këtu se çmimi i një pako duhan do të kushtoj 15 euro./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1433035176761570/
Peci: Digjitalizimi do ta fuqizojë sektorin e bujqësisë
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...