Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në tubimin qendror në Prishtinë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka thënë se ky koalicion përbëhet nga një aleancë e njerëzve që e duan dijen, që janë të përgatitur.
“Kjo Aleancë që ju e quajtët si një koalicion i shpresës është e ndërtuar me synime dhe parime fundamentale. Të ndërtojmë një shtet të fort ekonomikisht, një shtet ku askush nuk do të ndihet i shantazhuar, i rrezikuar. Të ndërtojmë një shtet të barabartë për qytetarët ku të gjithë kanë të drejta në bujqësi, arsim, shëndetësi, arsim e kulturë, një shtet me kapital ku mallrat lëvizin në gjithë Evropën”, ka thënë ai.
Sipas tij këto janë baza e këtij koalicioni.
“Këtë do ta bëjmë suksesshëm me punë të madhe, respekt për vendin. Do të krijojmë rrtje ekonomike 8% ku do të mundësoj krijimin e mbi 70 mijë vendeve pune. Ne do të krijojmë organizata ku do të dëgjojnë idetë kreative të të rinjve që do të merren parasysh”, ka thënë ai.
Pacolli ka shtuar se investitorët e huaj do të vijnë në Kosovë sepse do të funksionoj ligji.
“Investitorët do të kenë një garancë me qeverinë e ardhshme. Jetësimi i zonave ekonomike do të vihet në funksion. Ne do të kemi ambient miqësor për veprimtar ekonomike. Do ta rrisim buxhetin por jo me taksat e qytetarëve. Drejtësinë do ta lirojmë nga ngufatja politike”, ka thënë ai duke shtuar se do ta rregullojnë edhe imazhin e Kosovës përmes njohjes.
“Do ti rrisim njohjet deri në 160 sikurse ato që kanë ardhur e që kanë qenë produkt i imi. Diaspora do të bëjë pjesë në vendimmarrje. Ne po e jetësojmë idenë dhe dëshirën e presidentit të madh historik Ibrahim Rugova sepse ky është koalicion i shpresës”, ka thënë ai.
Ronaldo sfidon të ftohtit, shpërndanë video duke u larë në t...
Hamza uron Krishtlindjet: Urime Ipeshkvisë së Kosovës dhe të...
Rrëfime dhe lojëra- flirtime/ Sonte nata e dytë e Big Brothe...
Haaland totalisht jashtë forme, Guardiola i del në mbrojtje ...
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...