Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në tubimin në Therandë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka thënë se do të mbështes këtë koalicion dhe kandidatin për kryeministër.
“Familja politike Rugoviste tani më është e kompletuar, kemi profesori-doktorin Avdullah Hotin në udhëheqjen e Qeverisë së ardhshme. Ne jemi marr vesh për udhëheqjen në mandatin e ardhshëm. Iu bëjë thirrje të gjithëve ta mbështesin fuqishëm këtë koalicion”, ka thënë ai.
Pacolli ka thënë se do të japin çdo gjë nga vetja për një Kosovë më të mirë.
“Zotëri Hoti ne së bashku do të ndriçojmë Kosovën për të mirë, do të na e kanë zili gjithë rajoni. Do të gëzohen edhe miqtë tanë që presin qe 18 vite informata të mira nga Kosova por që si marrin. Lista jonë e përbashkët është listë e njerëzve të dijës, e njerëzve të sinqertë, të shkolluar. Bëni një krahasim mes listës sonë dhe listës së atyre dhe do të shihni ndryshimin. Kur Rugovistët bëhen bashkë ata janë të pandalshëm, andaj ne nuk do të ndalemi”, tha ai./Arbresh.info
Raya zbulon sekretin për dy pritjet magjike natën e mbrëmshm...
Dogana arreston dy të dyshuar, për shmangie nga detyrimet do...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën
Tiranë: 62-vjeçari vdes në rrugë
Llapi transferon Gentrit Limanin
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist ...