Google ADS

Pacolli: Koha e zhvatjeve e presioneve ka kalu (LIVE)

14:17 | 3 Qershor 2017
arbresh.info

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, thotë se pas 10 vjetëve edhe shpirtërisht po e përjeton një situatë krejtësisht tjetër.

“Po ndodhë dicka që do ta drejtojë Kosovën drejt civilizimit dhe prosperitetit,” deklaron Pacolli.

Në tubimin zgjedhor në Vushtrri, Pacolli theksoi përkrahjen e fuqishme për kandidatin për kryeministër të koalicionit LDK-AKR, Avdullah Hoti.

“Koha e zhvatjetve e presioneve ka kalu. Secili duhet të punojë dhe me punë të krijojë ardhmërinë e vet. Presidenti Rugova thoshte t’i bashkohemi të fortit. Nuk i kishte ndërmend këta të pasluftës, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Thotë se i mbetet vetëm të punojnë, dhe kjo mbështetje dëshmon se më 12 qershor do të ndodhë ndryshimi.

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa po mban tubim zgjedhor në Vushtrri në palestrën e Sportit “Jeton Tërstena”./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1435436609854760/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme