Google ADS

Pacolli kërkon zhvendosjen e Qeverisë në periferi

13:35 | 26 Shtator 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryetar të Prishtinës Selim Pacolli, nga radhët e Aleancës Kosova e Re, sot mbajti një konferenc për medie para qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ai para mediev shpalosi pikën më të rëndësishme të programit, zhvendosjen e qeverisë së Kosovës në periferi të kryeqytetit.

“Sot jemi ketu per me i bë me dije qeverisë së Kosovës të administratës qendrore të Kosovës se iniciativa jonë është zhvendosja fillestare e qeverisë së Kosovës në periferi, t’ju lirojmë kushte qytetarëve të Prishtinës dhe të rinjëve të saj,  të jenë gjeneratat e reja që duhet ta shfrytëzojnë mjedisin e Prishtinës dhe të gjitha ato zyre t’i jenë në shërbim të të rinjëve të Prishtinës” tha Pacolli.

Ai shtoi se edhe qeveria e Kosovës duhet t’i bashkohet kësaj iniciative, të solidarizohet me AKR-në dhe të kontribuojnë, dhe këto hapësira të ju kalojnë direkt qytetarëve të Prishtinës dhe të rinjëve të saj.

“Sot janë rreth 30 mijë automjete të cilat hynë dhe dalin çdo ditë në qytetin e Prishtinës dhe ne konsiderojmë që kjo është ngarkesa më e madhe që i shkaktohet sot komunikacionit” tha Pacolli.

Ai shtoi se qyteti duhet  t’u kthehet direkt qytetarëve dhe të rinjëve të saj, ku rinia e Prishtinës të jetë target i të gjitha kompanive të mëdha evropiane dhe jo të rinjtë tanë të kenë synime në Evropë dhe pikërisht AKR do ta bëjë të kundërtën tha ai./arbresh.info/

selim pacolli

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme