Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka deklaruar se partia që ai udhëheq është shkaktare që në zgjedhjet e 11 qershorit, partitë politike në Kosovë janë ndarë dy blloqe të mëdha politike.
Sipas tij këtë ide e kishte edhe me herët, pasi që do të donte që Kosova të jetë sikur vendet evropiane, sa përket ndarjeve të partive politike.
Asi ka thënë se AKR-ja është mbi pragun zgjedhor që është pesë për qind. Pacolli në një intervistë në kuadër të programit zgjedhor të RTK-së, është shprehur se koalicioni parazgjedhor me LDK-në dhe partitë e tjera, është mangësi për ta, pasi që nëse do të merrnin pjesë vetëm në zgjedhje si AKR, do të ishte më lehtë që deputetët nga kjo parti të zgjidheshin deputet në Kuvendin Kosovës. “Tani duhet për tu zgjedhur deputet do të duhet që deputet tanë të marrin dyfishin e numrin të votave. Ne jemi duke punuar, lista e AKR-së është një listë dinjitoze dhe fantastike të kandidatëve”, ka theksuar Pacollli.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re(AKR), Pacolli, është shprehur se në shpirt dhe sensë praktikisht është rugovist. ”AKR-ja prej familjes së madhe të LDK-së, pothuajse 90 për qind e elektoratit të ARK-së, vjen nga LDK-ja. Nëse e shoh doktrinën politike të LDK-së, shoh se është shumë e ngjashme me ARK-në. Ata janë në grupin e partive popullore djathtiste evropiane. Ne jemi të qendrës liberale”, ka theksuar ai.
Pacolli kritikat ndaj disa njerëzve të LDK-së që i ka bërë ai, i ka arsyetuar. Sipas tij ai e ka kuptuar që nuk varet çdo gjë vetëm nga një individ, duke thënë se disa kritika kanë qenë të pabazuara.
Për koalicionin që ARK-ja e ka bërë me LDK-në, Pacolli është shprehur se kjo ishte një dëshirë e me hershme që të ketë ndarje në dy blloqe të partive politike që janë edhe në shtetet evropiane, por edhe në Shqipëri. “Me efektin AKR- është arritur që të krijohen dy blloqe. Spektri politik është ndarë në dy blloqe të mëdha”, ka theksua ai. Sipas tij edhe në AKR ka pasur zëra që kanë qenë me ide ndryshe. “Unë kam dashur që të kontribuojë skenës politike. Të mos jenë 40 -50 parti. Kjo u arrit më AKR-në”, është shprehur ai.
Pacolli ka përmendur edhe tentativat për të bërë koalicion me VV-në. Sipas tij edhe pse kanë punuar shuam në këtë drejtim, ka ardhur një moment është bërë një vlerësim. “Shumica e kryesisë kanë qenë të mendimit se a do të ishin fitues, nëse do të kishte koalicion me VV-në. Në momentet e fundit vendosëm që të shkojmë me LDK-në”, ka theksuar ai. Po ashtu sipas Pacollit, kanë diskutuar edhe me PDK-në, por asnjëherë s’kanë diskutuar me të për bashkim para zgjedhjeve. Pacolli ka bërë me dije se në kuadër të programit të qeverisë, pas zgjedhjeve nëse do të dalin fitues do të udhëheqin dikastere ekonomike.
“Në planin tonë kemi që të hyrat doganore të shkojnë në Fondin e gjeneratave të reja”, ka theksuar ai.
Ai ka folur edhe për Zonat e Lira ekonomike, që janë tani në Kosovë, por edhe të rejat siç është ajo e Prizrenit që ishte premtuar nga ish-kryeministri Thaçi. Siguria e investitorëve, sipas Pacollit është një parakusht për të ardhur ata në Kosovë. Sipas tij me programin e tyre, do të ketë rritje ekonomike. “Do të krijojmë zona agroekonomike. Çdo familje do të i krijojmë punë në tokën e tij. Do të krijojmë zinxhir, nga prodhimi deri tek raftat”, ka theksuar ai.
Po ashtu ai ka bërë të ditur që do të nënshkruajnë kontrata “franqiz’, kur prodhimet do të bëhen në Kosovë për tregun e jashtëm.
Krijimi i tregut të përbashkët shqiptar dhe ringjallja e minierave
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, është shprehur se do të krijojë edhe tregun e përbashkët shqiptar për fillim, kurse më vonë me Malin e Zi dhe Maqedoninë.
Për minierat që janë në Kosovë, Pacolli ka premtuar se do të i funksionalizojmë ato, duke filluar nga thëngjillit, “Trepçës”. Do të i ndajmë ato në njësi punuese të pavarura dhe përdorimi i tyre si instrument për krijimin e PPP-ve”, ka thënë ai. Në mandatin e parë, do të reduktohet importi që vjen nga Serbia. Pacolli është shprehur se duhet të ecim dhe të mos varemi nga shteti fqinj. Për Autostradën për Gjilan, ai është kundër që ajo të ndërtohet nëpër malet e Zhegovcit. “Autostrada të ndërtohet prej Ferizajt dhe të i lidhet me Dheun e Bardh. Edhe për hekurudhën ka thënë se duhet të punohet që të funskionalizohet. Për Hidrosistemin “Ibër Lepenc”, Pacolli është shprehur se ai do të ndërtohet. Pacolli ka kritikuar partitë e tjera, se po i kopjojnë planin e tij, duke përmendur premtimin për punësimin ë çdo anëtari të një familje kosovare. Po ashtu edhe për rininë, ai ka premtuar përkrahje në idetë që janë inovative.
Pacolli: Demarkacioni të dërgohet në arbitrazh
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, është shprehur për demarkacionin dhe asociacionin, deputetët e AKR-së, do të mundohen të përzgjidhnin më mirëkuptim. Ai ka thënë se ka insistuar që të demarkacioni të dërgohet në arbitrazh ose në Gjykatën ndërkombëtare.
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora