Hapësira e rezervuar për fushatën e Nisma për Kosovën në shkollën e Negrocit ishte e vogël për t’i zënë të gjithë të interesuarit që të jenë të pranishëm në hapje të fushatës.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi bashkë me kandidatin për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj dhe dy kandidatët për asamble, Arian Krasniqi dhe Qendrim Krasniqi, treguan prioritetet e Nismës në mandatin qeverisës 4 vjeçar. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe dr.Tafil Xhekaj i cili po ashtu është kandidat për asamble dhe bartësi i listës Vehbi Berisha.
Jakup Krasniqi para bashkëfshatarëve të tij ka thënë se i njeh të gjithë kandidatët për kryetar të Drenasit por sipas tij kandidati më serioz është Isa Xhemajlaj.
“Ai ka qëndruar aty, ka qenë interesi i vendit dhe qytetarit edhe para luftës. Edhe tani do të jetë interesi i qeverisë lokale dhe interesi i qytetarit”, ka thënë Krasniqi, transmeton Indeksonline.
Ndërsa Isa Xhemajlaj ka kërkuar besimin e qytetarëve të Negrocit dhe të gjithë qytetarëve të Drenasit në zgjedhjet e 22 tetorit.
“Jemi në garë për të marrë përgjegjësi, jo për ta mundur dikë. Kemi në garë kandidatët më të mirë për asamble komunale, prandaj vota për ta është votë për të mirën e të gjithëve”, ka thënë Isa Xhemajlaj.
Ai ka premtuar që menjëherë pasi të marr mandatin do ta zgjidhë problemin me ambulancën e fshatit Negroc.
“Nuk kanë qenë në gjendje për 4 vjet me sjell asnjë invesitor. Ka pas shumë të interesuar për të investuar në Drenas por problemi ka qenë në Komunë. Ka ardh koha për arsimtarët, ka ardh koha për secilin prandaj votojeni Nisma për Kosovën”, ka thënë Xhemajlaj.
Në këtë aktivitet elektoral është shpalosur në pika të shkurta programi 4 vjeçar qeverisës i Nisma për Kosovën.
Sipas programit, prioritet është zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia.
Kryetari i Nismës bashkë me kandidatët për asamble që vijnë nga Negroci janë zotuar se në 4 vitet e ardhshme, Negroci do ta këtë ujësjellësin, kanalizimin, trotuarin dhe ambulancën.
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...