Nasuf Aliu i AKR-së me program strategjik për ndryshime pozitive në Vushtrri

00:51 | 15 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga AKR-ja, Nasuf Aliu, ka program të pasur dhe me shumë prioritete, të cilat do t’i realizojë gjatë mandatit të tij të ardhshëm katërvjeçar në krye të kësaj komune.

Programi qeverisës i pretendentit për të parin e komunës së Vushtrrisë përmban 110 shtylla me 115 pika dhe 30 prioritete të rëndësishme,Aliu zotohet se gjatë mandatit të tij qeverisës do të bëjë reformimin e thellë të administratës përmes riorganizimit të drejtorive sipas prioriteteve dhe hapjes së zyrave të caktuara që do të menaxhojnë me aktivitetet e dala nga pikat e programit.

Zhvillimi ekonomik, bujqësia, turizmi, arsimi kualitativ dhe pa politika, janë prioritetet tjera me rëndësi që do t’iu kushtojë vëmendje të veçantë kandidati i AKR-së për të parin e Vushtrrisë.

Ai ka paraparë që gjatë mandatit të tij në sektorin e shëndetësisë do të ketë barna elementare, staf profesional dhe llogaridhënie, derisa do të angazhohet edhe për një urbanizëm strategjikisht të zhvilluar dhe infrastrukturë moderne.

Pjesë e programit të Aliut për katër vitet e ardhshme janë edhe jeta kulturore, rinia e shëndosh dhe sporti, ndërkohë që kujdes i veçantë do t’iu kushtohet edhe mjedisit të pastër, furnizim me ujë, sa më shumë gjelbërim dhe pyje të mbrojtura. Shërbime cilësore, përkujdesje sociale për kategoritë me nevoja, transparencë dhe llogaridhënie, po ashtu janë pjesë e programit qeverisës.

Të gjitha këto shtylla programore në përmbajtje kanë nënpikat gjegjëse, përkatësisht planin e aktiviteteve të përbërë nga 115 pika.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme