Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë të premten se Shtimja ka nevojë për qeverisjen e mirë të LDK-së dhe kandidatit të saj për kryetar komune, Selim Shabani.
“Në Shtime po shtohen anëtarët, simpatizantët dhe përkrahësit e LDK-së. Me këtë përkrahje qytetare fitorja në Shtime është e sigurt. Jam i bindur që LDK dhe kandidati i juaji dhe i joni, z. Selim Shabani, do të jetë kryetar i komunës dhe kandidatët tanë do të jenë përfaqësuesit e qytetarëve në asamble komunale”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se ata që po shpresojnë se LDK-ja do të zvogëlohet, tubimet dhe përkrahja qytetare po tregojnë se LDK-ja po rritet.
“Ne jemi partia e vetme në Ballkan që kemi konsistencë dhe qëndrueshmëri në rrugën e Ibrahim Rugovës. Kriteri ynë për kandidatët për kryetar të komunave dhe asamble komunale, ka qenë për t’i favorizuar njerëzit që kanë integritet personal, që kanë dije, që kanë ekspertizë dhe të cilët në mënyrë më të mirë do t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve në komuna”, ka thënë Mustafa.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Shtimes, Selim Shabani ka thënë se Programi i LDK-së në Shtime ka prioritet zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të qytetarëve të komunës.
“Prioritete tona janë zhvillimi i bujqësisë, infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë cilësore, kulturës, rinisë dhe sporteve, krijimi i një administrate profesionale, transparente, efikase, në shërbim të gjithë banorëve të komunës sonë, në shërbim të bizneseve, pa asnjë dallim partiak”, ka thënë Shabani.
Ai ka thënë se ‘Lidhja’ jonë është e madhe, është ‘Lidhja’ që e donë ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë, është ‘Lidhja’ që e donë punën dhe mundësitë e barabarta për të gjithë, është ‘Lidhja’ për dinjitet dhe vlera njerëzore.
“Qytetarët e komunës së Shtimes e meritojnë ndryshimin sepse kanë qenë të privuar nga e drejta për tu shprehur lirshëm nga ata të cilët me forcë janë munduar ta imponojnë vullnetin e qytetarëve, janë ata të cilët verbëria e pasurimit individual i ka kapluar dhe nuk kanë bërë asnjë hap të vetëm pa interes personal”, ka thënë Shabani.
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...