Google ADS

Mustafa: Qeveria e ardhshme do të punojë në rritjen e pagave, pensioneve dhe asistencës sociale

19:20 | 4 Qershor 2017
M. A.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në hapjen e fushatës në Komunën e Klinës ka thënë se qeveria e ardhshme do të punoj edhe më shumë në rritjen e pagave në rritjen e pensioneve dhe në rritjen e asistencës sociale.

“Të jemi të gjithë bashkë të gjithë shqiptarët katolikë dhe mysliman të punojmë bashkë edhe partia dhe unë ju sigurojë se do të punojmë bashkë. Liderishipi që e ndal Beogradin është ky koalicion LDK- AKR dhe Alternativa. Unë ju siguroj se qeveria e ardhshme do të punoj edhe më shumë në rritjen e pagave në rritjen e pensioneve dhe në rritjen e asistencës sociale”, u shpreh Mustafa.

Ai ka kërkuar nga qytetarët e Klinës që ta përkrahin listën e koalicionit.

“Unë ju ftoj ta përkrahni listën që e kemi të mrekullishme dhe është koalicion me qytetarët ku ju jeni ata që e duanë të ardhmen e këtij vendi”, tha Mustafa./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme