Google ADS

Mustafa: Podujeva e di më së miri si fitohet dhe si mbrohet vota

12:15 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe kandidati i tij për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershori, Avdullah Hoti kanë bërë sot hapjen zyrtare të fushatës në Podujevë.

Lideri i LDK-së njëherësh kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa tha se qytetarët e Podujevës e dijnë më së miri se si fitohet dhe si mbrohet vota, shkruan arbresh.info.

“Jemi bërë bashkë për t’i ndihmuar vendit tonë dhe për t’i siguruar vendit tonë një qeverisje të drejtë dhe të pakorruptuar. Një qeverisje e cila punon për familjet tona dhe fëmijët tanë, për të tanishme dhe të ardhmen tonë. Podujeva është qeverisur në mënyrën më të mirë nga LDK-ja. LDK-ja i ka treguar qytetarëve të Kosovës se si është e mundshme të qeveriset pa korrupsion”, ka thënë Mustafa./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme