Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, për fillimin e fushatës për zgjedhjet komunale të 22 tetorit.
Mustafa ka thënë se ka ardhur koha qe qytetarët të vendosin për rrugën, për kopshtet e shkollën e fëmijëve tuaj.
“Atdhe tjetër nuk kemi, këtij duhet t’i japim shpresën tonë. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës iu premtojmë fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale, të drejt, të sinqertë e demokratike”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa në ‘Facebook’.
Postimi i plotë i Mustafës:
Qytetarë të nderuar të Kosovës Sot po fillojmë fushatën zgjedhore për komuna, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë në ora 17:00.
Po fillojmë së bashku një rrugëtim të ri për t’i dhënë juve një standard të ri jete. Koha ka ardhur që ju të vendosni për rrugën tuaj, kopshtet e shkollën e fëmijëve tuaj. Atdhe tjetër nuk kemi, këtij duhet t’i japim shpresën tonë. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës iu premtojmë fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale, të drejt, të sinqertë e demokratike. Ne do ndjekim shpresën dhe qëllimet tuaja. Së bashku do ta dënojmë me votë kapjen dhe kapësit e shpresës tuaj. #LidhjaPoVjen
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...