Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në tubimin në Suharekë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka thënë se është radha që të fitohet prapë por jo vetëm në Suharekë.
“Të fitojmë në gjithë Kosovën sepse jam i bindur që Kosova e pret fitoren e LDK-së, e koalicionit tonë me AKR-në, me Alternativën, me Lëvizjen për drejtësi sepse ky koalicion i nevojitet Kosovës. Ne nuk e kemi bërë këtë koalicion nga frika që LDK nuk do ti mund partitë tjera sepse ne i mundim, por e kemi bërë nga besimi që Kosovës i nevojitet ky koalicion me vlera të dijes, të besimit, të demokracisë, të zhvillimit, të ekonomisë, të drjetësisë”, ka thënë ai.
Mustafa ka shtuar se ky koalicion ka deputetë më të mirë që ofrohen në Kosovë.
“Ju e dini më së miri kujt t’ia leni qeverisjen e shkollave, të shendëtësisë, bizneseve, tokave, pasurinë tuaj. Ju garantoj që besimin do ta kemi në qeverinë e këtij koalicioni me Avdullah Hotin si kryeministër i ardhshëm”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se në këtë koalicion është biznesmeni
“Ai ka bërë vetë pasurinë e tij dhe ka vendosur të vije me ne sepse ka pasur besimin që bizneset e tij do të jenë më të sigurta në këtë koalicion. E falënderoj shumë për përkrahjen që na e ka dhënë. E kemi edhe Mimozën një kryetare komune e suksesshme e cila po ashtu ka ardhur me ne sepse e ka parë perspektivën këtu. E kemi kryetarin e LD-së sepse ka parë tek ne vlerat e njerëzisë, vlerat fetare”, tha ai./Arbresh.info
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...