Mustafa: Malisheva e Rahoveci do të kthehen në regjionin e Prizrenit

13:59 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka ftuar qytetarët e Malishevës që t’i besojnë koalicionit LDK-AKR dhe Avdullah Hotit për kryeministër më 11 qershor.

Mustafa në një tubim elektoral në këtë qytet siguroi qytetarët e Malishevës se kjo komunë dhe ajo e Rahovecit do të kthehen aty ku e kanë pasur vendin, në regjionin e Prizrenit, shkruan arbresh.info.

“Kemi vlerësuar se vendit në këto momente i nevojiotet ofertë e re, një vendim i ri dhe ne kemi vendosur që Avdullah Hoti, profesor i Universitetit të Prishtinës, ministër shumë i suksesshëm që të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës Ju ftoj që të votoni për këtë koalicion me të cilin do të mundësoni që Hoti ta bëjë Qeverinë”, ka thënë Mustafa./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme