Mustafa: Lidhja nuk është alternativë, është zgjidhja për Kosovën

09:25 | 23 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa këtë mëngjes ka shfrytëzuar rastin të thotë se LDK nuk është alternativë, por zgjidhje për Kosovën, shkruan arbresh.info

“LDK nuk është alternativë; është zgjidhja për Kosovën!,” thotë ai në Facebook.

“Është LIDHJA e gjeneratave, ideve, dijeve, aspiratave e sukseseve tona”, përfundon.

Kujtojmë se Lidhja është slogani i LDK-së për këto zgjedhje komunale. Ajo garon me 28 kandidatë për kryetarë komunash dhe 900 kandidatë për këshilla komunalë./arbresh.info/

LDK LDK

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme