Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha sot para qytetarëve të Shtimes se i siguron ata që me koalicionin LDK-AKR do të jenë të parët në qeverisjen e ardhshme të Republikës së Kosovës.
“Të parët jemi sepse kemi përkrahjen tuaj, kemi përkrahje në tubime, në debate, kemi përkrahje në biseda familjare me njerëz, kemi përkrahje nga sondazhet që na qesin fuqishëm dhe që tregojnë se ne s’kemi konkurrencë në këtë vend”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, lista LDK-AKR do tu ofrojë qytetarëve të Kosovës zhvillim dhe mirëqenie.
“Programi jonë nuk është program i keqpërdorimeve dhe i zhvatjeve. Ne kemi bërë përpjekje shumë të rëndësishme së bashku më profesor Hotin si ministër i Finacave, i kemi ndalur shumë procese të dëmshme në këtë vend. Jam i bindur se koalicioni jonë dhe me ardhjen e njerëzve të rinj dhe ekspertëve, është koalicion që i shërben këtij vendi, të cilit do t’ia kenë lakmi edhe anëtarët e Vetëvendosjes, edhe ata të PDK-së dhe partnerëve të tyre”, ka thënë Mustafa./Arbresh.info.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...