Google ADS

Mustafa kërkon votën e gjakovarëve, u premton zhvillim ekonomik

18:02 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info
 Kryeministri në largim dhe kreu i Lidhjes Demokratike në Kosovë në tubimin e sotëm të mbajtur në Gjakovë, u ka bërë thirrje gjakovarëve që ta votojnë dhe ta përkrahin listën e deputetëve të koalicionit AKR dhe LDK.
“Unë si kryetari i LDK-së besoj shumë që Hoti do të bëhet kryeministër dhe do të arrijmë shumë. Ne kemi prioritete jo vetëm që kemi theksuar por kemi shkruar dhe dokumentuar zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të lira te punës, për këtë kemi njerëzit e duhur kemi biznesmenët dhe këtë do ta arrijmë”, tha Mustafa. Ai para gjakovarëve tha se lista e kandidatëve është lista ma e mirë që i ofrohet qytetarëve të Kosovës.
“Unë nuk do të flas se çfarë do të bëjmë ne, por, do të them se e kemi një listë të kandidatëve të deputetëve e cila është më e mira që i ofrohet qytetarëve të Kosovës e kemi kandidatin tonë për kryeministër i cili është i përgjegjshëm dhe kompetent dhe kemi besim të plotë se do ta krye me përpikmeri punën e tij. Unë i ftoj qytetarët e Gjakovës që ta përkrahin dhe votojnë këtë listë”, tha Mustafa./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme