Mustafa: Fitorja është e jona

17:31 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në tubimin në Prizren ka thënë se nëse duan mund të fitojnë.

“Fitorja është në duar tona, në duart e Prizrenit. Pres që do të punojmë cep më cep të Przrenit. Ne do të iu bindim që ky është koalicioni, ky është programi më i mirë me kryeministrin tonë. Këta janë deputetët në listën më të merituar. Ky koalicion do të jetë shpëtim për Kosovën, ardhmëria e Kosovës”, ka thënë ai.

Mustafa ka shtuar se janë betuar në disa gjëra në ëktë koalicion.

“Jemi betuar ta zhvillojmë ekonomikisht vendin, zhvillojmë shtetin e së drejtës, ta zhvillojmë Kosovën si shtet evropian, ta ndalim korrupsioni, ta ruajmë integritetin dhe sovranitetin. Kjo mund të arrihet në qoftëse ne punojmë dhe e përkrahim programin tonë qeverisës të tjerët nuk kanë. Fitorja është e jona”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme