Mimoza Kusari dënohet me 3500 euro për përfshirjen e fëmijëve në spot zgjedhor.
Ankesa e dërguar në panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa është pranuar si e bazuar ndaj subjektit politik Alternativa.
Paneli i ka shqiptuar gjobën prej 3500 eurove këtij subjekti për një spot të Mimoza Kusari-Lilës, kandidates së Alternativës për kryetare të Gjakovës, ku shihen persona të mitur.
Më 10 tetor 2017 BIRN dhe I/KS kanë parashtruar ankesë në PZAP me të cilën pretendonin se kandidatja për kryetare e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, në spotin e saj të postuar në Facebook ka shkelur Kodin e Mirësjelljes duke bërë fushatë në objekt publik, konkretisht në ambientet e klubit basketbollistik Vllaznimi.
Në po të njëjtin spot, thuhet se janë përdorur edhe persona të mitur në fushatë.
Në përgjigjen në ankesë, subjekti politik Alternativa, ka theksuar se kandidatja për Kuvendin Komunal të Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, ka vajtur për vizitë te përfaqësuesit e klubit basketbollistik Vllaznimi, me ç’rast ka rezultuar që të jenë të pranishëm pjesëtarë të grupmoshave të ndryshme të cilët janë pjesë e klubit në fjalë.
Alternativa, e ka njoftuar PZAP-in se videoja e realizuar nga vizita me klubin e basketbollistëve “Vllaznimi” është larguar nga rrjeti social Facebook.
PZAP, pasi që shqyrtoi të gjitha shkresat e lëndës, gjeti se ankesa është e bazuar.
“Nga CD-ja e ofruar si provë, në mënyrë të padyshimtë është konstatuar se Mimoza Kusari- Lila, kandidate për kryetare të komunës së Gjakovës, nga Alternativa, ka bërë fushatë në objekt publik dhe po ashtu ka përdorur fëmijë në spotin e saj, në rrjetin social facebook, veprim ky që është në kundërshtim me dispozitën e nenit 35.1 të LZP-së dhe po ashtu në kundërshtim me nenin 5.2 të Rregullës Zgjedhore nr.13/2013 të KQZ-së”. thuhet në arsyetimin e vendimit të PZAP-së.
Neni 35.1 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ndalon përdorimin e hapësirave dhe pasurisë publike në fushatë, ndërsa neni 5.2 i Rregullës Zgjedhore Numër 13/2013 përcakton kategoritë e njerëzve që nuk kanë të drejtë të shfaqen në fushata zgjedhore, në mesin e të cilëve edhe personat që nuk kanë mbushur 18 vjet.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...