Aktori i njohur Adem Mikullovci që tashmë është bërë pjesë edhe e Lëvizjes Vetëvendosje, duke folur për platformën kulturore në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova ka thënë që me 40 pikat që i ka Vetëvendosje, vendin qendror e ka arti dhe kultura.
“Unë e di që në këtë platformë prej 40 pikave që Vetëvendosje i ka, vendin qendror e ka arti dhe kultura. Fatkeqësisht dihet se për këto 17-18 vite shumë pak i kanë kushtuar vëmendje kësaj pjese, arti dhe kultura janë lënë në rrëmujë, por besoj që pas 12 qershorit do të ketë elaborate të hollësishme për punët në art dhe kulturë”.
Tutje, Mikullovci tha se Arti dhe Kultura përfundimisht duhet të ndahen nga sporti.
“Unë vetë do të luftojë që arti dhe kultura të ndahet prej sportit. Ani dhe Kultura është ana shpirtërore e një kombi e një shteti, dhe don një çasje më të përkushtuar dhe më të veçantë”.
“Duhet të tërhiqet edhe një paralele mes individualizmit dhe institucioneve që përfaqësojnë shtetin, tjetër është teatri kombëtar i Londrës e i Francës, e tjetër është një individualist me një sukses që bën diku. Si p.sh Rita Ora dhe Dua Lipa, janë shqiptare por nuk përfaqësojnë shtetin e Kosovës. Ne duhet të punojmë që enti si ent, Kosova me teatrin e vet, shoqata e piktorëve e shkrimtarëve të depërtojnë në evropë dhe të prezantohen në evropë”.
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...