“Mund të pritet që ai të bëhet person që e shton efektivitetin e vendimmarrjes. Kjo duket si përpjekja e fundit e gjeneratë së luftës për ta kryer misionin e vet”.
Shkëlzen Maliqi, në Analizën Zgjedhore të Klan Kosovës ka deklauar se Ramush Haradinaj kryeministër i Kosovës është mundësia e fundit e ‘krahut të luftës’ për të përmbyllur disa procese.
Ai ka theksuar se paraqitjet publike të Haradinajt po duken të konstruktuara në asi forme që atij i japin imazhin e një kryeministri në detyrë, më shumë se të një pretendenti për këtë post, njofton Klan Kosova.
“Paraqitje interesante e Ramush Haradinajt, me një diskurs të transformuar, nga ai opozitar, në atë stabilizues – të një njeriu që konstaton probleme. Ai foli si dikush që është i bindur se do të jetë fitues. Diskursi i tij ishte popullor. Nuk deshi të thellohej në spekulime. Formacioni që ai udhëheq ka për mision që të përshpejtojë disa procese. Ai po e sheh veten si gardian, apo personalitet që do t’i shtyjë proceset. Megjithëse, unë dyshoj që konceptet e tij për demarkacionin mund të jenë problem për të. Ndonëse, mund të pritet që ai të bëhet person që e shton efektivitetin e vendimmarrjes. Kjo duket si përpjekja e fundit e gjeneratë së luftës për ta kryer misionin e vet”.
“BMW-ja është e bërë prej peshkaqenit” – Gjesti befason me t...
PSG vazhdon si lider në Ligue 1, mposht bindshëm Strasbourgu...
Scholz: Britania kryeson projektin për t’i shitur Turqisë av...
Shkodër, 30-vjeçari plagos me thikë efektivin e policisë
Serbia shtyn për vitin tjetër gërmimet në varrezën e dyshuar...
Haradinaj: Mirënjohës përjetë Amerikës për secilën etapë të ...