Google ADS

Lirak Çelaj i reagon Shpend Ahmetit: Pa neve s’ndodh asgjë e mirë në Prishtinë

15:30 | 7 Tetor 2017
Arbresh.info

Në debatin virtual në mes të Shpend Ahmetit dhe Isa Mustafës për Prishtinën dhe qeverisjen në këtë komunë, është përfshirë edhe Lirak Çelaj, tash kandidat i PDK-së për ta marr pozitën e të parit të Prishtinës.

Lirak Çelaj thotë se pa PDK-në, asgjë e mirë nuk mund të ndodh në kryeqytet. “ Është për keqardhje kur degradimi i fushatës shkon në mohim të realitetit”, shprehet ai.

Krejt këto komente Çelaj i bën pas akuzave, që kanë zhvilluar sot përmes Facebook-ut Ahmeti dhe Mustafa, rreth asaj se kënd e ndihmoi PDK që ta marrë udhëheqjen e Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme