Limaj: Nësë koalicioni PDK-AAK-NISMA bëhet arrogant do të dal më zi se koalicioni me LDK-në

23:57 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Kreu i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, ka folur për Partinë Demokratike të Kosovës, në të cilën ka qëndruar mbi një dekadë.

Ai është shprehur se kjo Parti asnjëherë nuk ka qenë parti e një individi, duke shtuar se pothuajse cdo individ në atë parti e kanë pasur vizionin e vet dhe asnjëherë nuk është penguar për ta shpërfaqur atë vizion.

Limaj ka folur edhe për koalicionin me PDK-në dhe AAK-në.

Ai ka thënë se nëse ky koalicion në qeverisje nuk e ul kokën e bëhet arrogant ka për të dalë më zi se koalicioni paraardhës.

Ai ka shtuar se shpreson që ky koalicion do të dalë i suksesshëm.

Ai më tej ka shtuar se Kryeministri i ardhshëm, duhet ti kushtojë kujdes bashkëpunimit me opozitën.
Limaj, në emisionin “Tribunë Zgjedhore” në Tribuna Channel ka shtuar se elektorati beson fuqishëm në identitetin e NISMA-s

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme