Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore ka vizituar tri biznese në Suharekë, konkretisht në Zonën Industriale në të cilën gjenden mbi 40 biznese. Kryetari Limaj gjatë kësaj vizite ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është të shikohen mundësitë për realizimin e projektit të Nismës, që ka për synim mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, gjithashtu ka premtuar që, me Nismën në qeveri, do të fillojmë jetësimin e projektit të vetëpunësimit menjëherë pas krijimit të institucioneve të reja.
Gjatë takimit me biznesmenë kryetari Limaj ka thënë se dëshiron ta sheh Kosovën në lëvizje ashtu sikurse ka parë edhe fabrikat aty.
“Nga ajo që kam parë sot këtu jam impresionuar, këtu është Kosova më lëvizje dhe ajo çka ne po dojmë sikur këtu në këtë Zonë Industriale me kthy Kosovën në lëvizje gjithkund dhe me i ofru mundësi dhe perspektivë të re. Nga informacionet që morëm këtu janë 40 biznese me qindra të punësuar dhe nëse shteti vendos t’i mbështet këta njerëz, projekti i Nismës për Vetëpunësim dhe projekti i Nismës për të punësuar nga çdo familje nga një anëtarë jo që është i realizueshëm por shumë shpejtë mund ta përfundojmë nëse gjendet një partneritet dhe bashkëpunim me biznesin këtu”, ka thënë kryetari Limaj.
Kryetari Limaj gjithashtu ka thënë se në këtë vizitë ka takuar drejtues biznesesh duke bashkëbiseduar me ta, madje ka shtuar se do te kthehet në Prishtinë me besim të plotë që e kanë parë të mundshëm realizimin e projekti dhe me bindje të sforcuar për ti mbështetur këto biznese.
“Shikoni këtë fabrikë ku jemi këtu, kjo është mrekulli për vendin tonë dhe kjo tregon që njerëzit tonë janë punëtorë kanë vullnet dhe dinë çka donë por ajo çka ju nevojitet është mbështetja. Të mos shpenzohen mjete e djersë aty ku ata nuk duhet ta shpenzojnë por duhet ta bëjë shteti. Ky biznes këtu kërkon që shteti me i krye punët e veta dhe biznesi të vetat dhe kështu me ndihmu ecjen dhe futjen në lëvizje të shtetit të Kosovës”, ka thënë kryetari Limaj.
Zona industriale në Suharekë, të cilën e vizitoi sot kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, ka më shumë se 40 biznese me mbi 700 të punësuar.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...