Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë në tubimin e Nismës në Prishtinë se me ata në qeverisje qendrore e lokale çdo familje në Kosovë do ta ketë së paku një anëtar të familjes të punësuar.
Ai ka ftuar qyetarët që ta votojnë Nismën për Kosovën, pasi filozofia politike e tyre mbron qyetarin e vendit dhe përmirëson jetën e qytetarit.
“Qytetarët e Republikës sonë do kenë rastin që filozofinë politike ta përfaqësojnë në praktikë. Qytetarët e Kosovës kanë një mundësi, që të shohin ofertën tonë, një ofertë që siguron vendosmëri, vullnet, mbajtje fjale, angazhim e dinamikë tjetër në përmbushjen e detyrave”, pohoi Limaj.
“Në këto zgjedhje kandidatët tanë për kryetarë do shpalosin filozofinë politike e do zotohen për përmbushjen e detyrave dhe pritjeve të qytetarëve tanë”.
“Kandidatët tanë do të zotohen dhe do të marrin obligime që me përkushtim e dinjiteti, me respekt për ligjin, me angazhim për të përmbushur pritje, të punojnë për të ndryshuar komunat e tyre”.
“Do jenë afër qytetarit pa dallim përcaktimi politik, etnik e fetar. Nisma do jetë afër atyre që s’kanë mundësi, do jemi afër familjeve të varfra, familjeve në nevojë, afër atyre që tentohet që t’u bëhet padrejtësi”. /KlanKosova
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...