NISMA për Kosovën sonte në Prizren, mbajti tubim mobilizues me simpatizantë të rajonit të Vrrinit dhe Lumës.
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se nëse qytetarët dëshirojnë ndryshimin e gjendjes në Prizren dhe Kosovë, kanë rastin që më 11 qershor këtë ta bëjnë duke triumfuar Nisma në zgjedhjet parlamentare dhe po ashtu, Nisma të fitojë edhe në zgjedhjet lokale në Prizren, të cilat mbahen në tetor.
“Si asnjë herë më parë Kosovës i duhet ndryshimi, për të ecur përpara Kosova me programin social demokrat të Nismës. Ju banorë të Lumës, Vrrinit dhe Opojës, mbështeteni Zafirin për deputet se i duhet rajonit tuaj. Zafa për pak kohë na duhet në Parlament, e për shumë kohë në Komunën e Prizrenit, si kryetar. Ndërsa, sekretari i përgjithshëm Bilall Sherifi na duhet për më shumë në Kuvend”, tha Limaj.
Ndërsa, kandidati për deputet dhe kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha tha se asnjë herë nuk janë mposhtur dhe nuk do të mposhtën as më 11 qershor.
“Nisma për Kosovën është subjekt i ri, por me udhëheqës me përvojë, siç është Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi etj. Unë do të angazhohem fuqishëm për këtë rajon në Kuvend me mbështetjen tuaj të sigurt që e kam “, tha ai.
Sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi tha se kjo pjesëmarrje sonte këtu po tregon mbështetjen pa as një kusht.
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...