Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në Konventën Elektorale të Nismës, ka thënë se filozofia e tyre politike është që të jenë afër njerëzve që nuk kanë mundësi.
“Kandidatët tanë do të jenë afër familjeve të varfra, afër atyre që tentohet t’iu bëhet padrejtësi”, ka thënë Limaj, duke iu drejtuar kandidatëve të tyre për kryetar dhe deputetë komunalë, raporton Ekonomia Online.
“Zemra jonë është solidariteti, angazhimi ynë është gjithmonë mbajtja e fjalës”, ka thënë Limaj.
“Ajo që e vret një politikan është arroganca, shkëputja nga qytetarët, mosdëgjimi i shqetësimeve dhe halleve të qytetarëve. Detyra e juaja është t’i dëgjoni ata, të jeni pranë tyre”.
“Mos i sillni si sundimtarë kur ta merrni detyrën. Sundimtar i Kosovës është vetëm populli dhe jo politikanët. Mos harroni se janë mijëra veta që qëndrojnë prapa jush që ju kanë votuar. pa ta nuk jeni askush”, ishte porosia tjetër e Limajt.
“Me e rëndësishme është jo si do të futni në zyra, por si do të dilni kur ta përfundoni mandatin”.
Më tutje, Limaj iu ka thënë kandidatëve të Nismës se i presin 1 milion probleme nesër kur ta nisin detyrën. “Pritjet e qytetarëve janë të mëdha. Puna jonë është të punojmë sa mundemi e sa dimë që ta meritojmë besimin që na e kanë dhënë”.
Krasniqi: Qytetarët e kanë rastin të zgjedhin mes social-demokratëve e mashtruesve
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në Konventën Elektorale të Nismës, ka thënë se qytetarët e Kosovës janë me fat që në zgjedhjet e 22 tetorit kanë kandidatë me vlera të qarta social-demokrate, që janë roje të lirisë, të drejtësisë dhe të solidaritetit.
Sipas tij, këto vlera i kanë kandidatët e Nismës për kryetar të komunave dhe për Kuvende Komunale.
“Qytetarët e kanë rastin të zgjedhin mes mashtruesve, profiterëve e grabitësve të deritanishëm, në njërën anë, dhe njerëzve të besës e parimeve socialdemokrate”, u shpreh Krasniqi.
Nisma nis Konventën Elektorale, Sherifi porosit kandidatët, nuk guxon të shkëputemi nga populli
Nisma për Kosovën po mban Konventën Elektorale, me ç’rast po prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë dhe kandidatët për Kuvende Komunale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Sekretari i kësaj partie, Bilall Sherifi, ka porositur bashkëpartiakët e tij që të mos shkëputen nga populli sepse herët e vonë do të ballafaqohen me të, raporton Ekonomia Online.
“Mos ta ndjekim rrugën e atyre që kanë marrë theqafjen. Ne jemi përfaqësues të popullit dhe nuk guxojmë të shkëputemi nga populli”, tha Sherifi.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...