Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe partnerët e saj të koalicionit shprehin shqetësimin me, siç thonë ata, “tendencat e vazhdueshme të transmetuesit publik, RTK-së, për fshehjen e të vërtetës dhe shtrembërimin e realitetit në Kosovë”.
RTK, në edicionin e sotëm të lajmeve qendrore, sipas këtij reagimi, “nuk e pasqyroi fare tubimin qendror të LDK-së në Pejë, ku kanë marrë pjesë mijëra qytetarë”.
“Tubimi është mbajtur në orën 17.00 dhe RTK e ka pasur xhirimin e saj në kohë reale, për shkak se ai është transmetuar drejtpërdrejt, kundrejt pagesës që LDK-ja e ka blerë kohën e transmetimit. Duke pasur parasysh përvojën e keqe dhe praktikat recidiviste të RTK-së ndaj LDK-së, u bëjmë thirrje autoriteteve rregullative të transmetimit televiziv si dhe autoriteteve organizative të zgjedhjeve, duke përfshirë edhe monitoruesit vendorë e ndërkombëtarë, të marrin masa për t’u siguruar që mediat, e në veçanti transmetuesi publik, të sillet konform rregullave që garantojnë një garë të barabartë”, thotë LDK në reagimin e saj.
Për këtë edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministri në detyrë i vendit, Isa Mustafa, ka reaguar përmes rrjetit të tij social Facebook:
Peja madhështore e hoqi çdo mëdyshje se Fitorja e Koalicionit të Shpresës do të jetë bindëse.
11 Qershori shënon kthimin përfundimtar të lavdisë së Pejës dhe fundin e atyre që u përpoqën me çdo mjet t’ia dëmtojnë imazhin dhe fisnikërinë.
Fitoren si në kohën e Rugovës, nuk mund ta fsheh as RTK-ja, e shndërruar në mjet të propagandës nga Koalicioni i territ!
LDK thotë se transmetuesi publik i Kosovës, RTK-ja, paguhet edhe nga taksat e atyre qytetarëve të Pejës, të cilët morën pjesë “në tubimin e sotëm madhështor” të LDK-së e partnerëve të saj në Pejë.
“RTK-ja, pavarësisht dëshirës së menaxhmentit të saj për t’i shërbyer Koalicionit të natës, nuk do të mund ta fshehë mbështetjen e madhe që qytetarët po i japin LDK-së dhe partnerëve të saj të koalicionit dhe nuk do të mund ta ndalë fitoren tonë të madhe më 11 qershor”, ka përfunduar reagimi i LDK-së.
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...