Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e bindur që sërish do të qeverisë në Komunën e Fushë Kosovës dhe këtë bindje e ka shprehur edhe kryetari i degës së kësaj partie, Abdullah Prebreza në takimin e së martës.
“Ne do ta udhëheqim Fushë Kosovën edhe në mandatin e ri, sepse ne punojmë, ne e mbajmë fjalën, ne jemi fitimtarë. Prandaj, më 22 tetor do t’u tregojmë të gjithëve se ne dimë të udhëheqim dhe ne do të fitojmë“, ka thënë Prebreza në hapje të tubimit, thuhet në kumtesën e LDK-së.
I sigurt është shprehur edhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri. “Përshëndetje për të gjithë anëtarët e mrekullueshëm të LDK-së, përshëndetje për Fushë Kosovën e Lidhjes Demokratike të Kosovës e në veçanti për ‘Pampurat’ që i japin hijeshi këtij tubimi. Fushë Kosova me një njeri të mrekullueshëm si Burim Berisha, do të vazhdojmë udhëheqjen në këtë komunë“, ka thënë Beqiri.
“Fushë Kosova është një bastion i partisë që ka vlera, partisë që e themeloi, e ndërtoi, e rriti presidenti ynë i madh dhe historik Ibrahim Rugova”, ka shtuar sekretari i LDK-së. “Burimi rrallë e vendos kravatën, sepse flet fare pak e punon shumë. Nuk them që ata me kravata nuk punojnë, por Burimi njihet si i tillë, fjalëpak, modest, punëtor e njeri i fjalës”, ka vlerësuar Beqiri.
Ai ka shtuar se edhe Bardhi i Madh, Bardhi i Vogël, Sllatina e Madhe, Sllatina e Vogël, Pomozotini, Harilaçi, Vragolia, Lismiri, Nakarada, Miradia e Poshtme dhe ajo e Epërme, nuk kanë asnjë arsye të mos e votojnë Burim Berishën, ndërsa i ka ftuar të gjithë të mobilizohen që vota e banorëve të Fushë Kosovës të vendoset aty ku rri më së miri e më së miri rri te LDK-ja, transmeton lajmi.net.
Burim Berisha, i cili beson se do ta fitojë edhe mandatin e pestë si kryetar i Fushë Kosovës, ka thënë se është kandidat i LDK-së, por edhe i tërë njerëzve të mirë të Fushë Kosovës, të cilët e duan paqen, lirinë dhe punën, ndërsa nuk e pranojnë dhunën.
“Kam qenë dhe do të jem përfaqësues i denjë i fermerit, nxënësit, studentit, mësuesit, mjekut, punëtorit, biznesmenit, sportistit, i njerëzve vullnetmirë, i “Pampurave” dhe i njerëzve që kanë nevojë“, ka thënë Berisha, duke shtuar se do të jetë zë i veçantë i të sëmurëve dhe atyre me nevoja të veçanta.
“Në Fushë Kosovë çdo ditë vijnë njerëz të rinj për të jetuar dhe askush nuk pyet nga je, kush je, pse ke ardhur, sepse motoja jonë është: ‘Fushë Kosova, vend i njerëzve të lirë‘ dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, ka theksuar Berisha.
Kandidati i LDK-së ka shtuar se veçori e qeverisjes në Fushë Kosovë ka qenë dhe do të jetë barazia ndërmjet njerëzve në fshat dhe në qytet.
“Jam i vetëdijshëm se për ta bërë Fushë Kosovën ashtu si duhet, ashtu si e ëndërrojmë, siç e kanë ëndërruar baballarët e gjyshërit tanë duhet edhe shumë punë, dije, përkushtim, potencial dhe ekip i mirë. Ne e kemi atë ekip dhe do ta çojmë komunën drejt zhvillimit të mëtutjeshëm. Do ta çojmë përpara Degën e Parë të LDK-së, degën e dinjitetit, të dijes, të intelegjencës, degën e Ibrahim Rugovës. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur që qyteti ynë të ketë ngrohje qendrore, palestrën e madhe sportive, parkingje, muzeun historik dhe shumë të mira të tjera”, ka thënë Berisha në fund të fjalës së tij.
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...
“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka...
Me arritjen e marrëveshjes e armëpushimit ndërmjet Izraelit ...