Google ADS

Ky është ueb-sajti që ju mundëson t’i shikoni gjithë kandidatët për kryetar dhe asambleista në Kosovë

18:29 | 22 Shtator 2017
Arbresh.info

Uebfaqja www.konmevotu.com është e dedikuar për të gjithë kandidatët e propozuar nga partitë politike për kryetar dhe asamble komunale për zgjedhjet e 22 Tetorit 2017 në Republikën e Kosovës.

Publikimi i emrave të tyre është konform informacioneve publike. Biografitë dhe shënimet tjera janë të publikuara me lejen e vet kandidatëve.

Kjo faqe i mundëson qytetarëve të njoftohen me kandidatët për kryetar dhe asamble komunale me biografinë e tyre si dhe aktivitetin gjatë fushatës zgjedhore, në mënyrë që të kenë më të lehtë vendimin se cili kandidat meriton votën e tyre.

Kjo faqe ka mbledhur shumë profile të ndryshme nga kandidatët dhe vlenë të theksohet që profilet e tyre nuk lekorohen nga stafi i konmevotu.com, e gjithë kjo me arsyen që votuesit të kenë mundësi t’i njohin kandidatët përmes shkrimeve të tyre qoftë tek prifili apo biografia e tyre, ashtu edhe tek publikimet e aktiviteteve të tyre.

Njëkohësisht tani Plaftorma konmevotu.com, ka filluar edhe me sondazhe për kryetarët e Komunave. Ka filluar me Prishtinën duke vazhduar me Komunën e Skenderajit, dhe do të vazhdoj edhe me Komunat e tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme