Kandidati për Kryetar të Komunës në Prizren, nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka shpalosur në pika të shkurta plan-programin e tij në rast se fiton në zgjedhjet lokale të cilat mbahen më 22 tetor.
“Programi im ka tri shtylla kryesore, Zhvillimi Ekonomik, Infrastruktura Moderne si dhe Arsimi dhe Shëndetësia si dy shtylla që do të kenë trajtim adekuat që e meritojnë”, tha Totaj në Magazina Lokale në Klan Kosova.
Ndërkaq në lidhje me problemet me ujin në qytetin e Prizrenit, Totaj tha:
“Në Prizren s’ka ujë në të gjitha lagjet, kjo do të jetë me prioritet dhe do të zgjidhet në kuadër të mandatit tim. Kemi një plan konkret për këtë, do të merret ujë nga guri i zi dhe ky projekt do të kushtojë rreth 1.8 milionë euro”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...