Google ADS

Kurti: Zekë Sinanaj është kryetari që i duhet Deçanit

15:35 | 26 Shtator 2017
Arbresh.info

Ish-lideri i VV-së, Albin Kurti bashkë me disa anëtarë të tjerë të partisë kanë qëndruar mbrëmë në Kullën e Osdautajve në Isniq të Deqanit.

Kurti, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se bashkë me kandidatin e VV-së për kryetar të kësaj komune, Zekë Sinanaj diskutuan me banorët për prioritetet e tij, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Mbrëmë ishim në Kullën e Osdautajve në Isniq të Deçanit. Në këtë kullë, me shumë histori e traditë, ishim bashkë me kandidatin për kryetar, Zekë Sinanaj, dhe asambleistë të ardhshëm të Lëvizjes sonë. Aty biseduam qartë e hapur me banorët për prioritetet që ka Zeka për këtë komunë. Ishte kënaqësi t’i dëgjosh prioritetet e kryetarit të ardhshëm të Deçanit: prej transportit e shujtave falas për nxënësit, funksionalizimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare, hapjen e katër çerdheve të reja, ndriçimin publik për të gjitha fshatrat etj. Këto janë masa të domosdoshme për Deçanin. Zekë Sinanaj është kyetari që i duhet Deçanit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme