Kurti viziton fabrikat e Gjakovës, thotë se duhet të rihapen e të funksionalizohen

18:36 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, gjatë ditës së martë ka vizituar Gjakovën.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Kurti ka kritikuar mënyrën e privatizimit të fabrikave, duke thënë se politikat e privatizimit të egër e të korruptuar i kanë shkatërruar fabrikat dhe industrinë e Gjakovës.

Postimi i plotë

“Sot ishim për vizitë në Gjakovë, qytetin që dikur njihej për zhvillimin industrial i cili solli edhe avancim kulturor e arsimor të lavdërueshëm.

Politikat e privatizimit të egër e të korruptuar i kanë shkatërruar fabrikat dhe industrinë e Gjakovës, dhe sot rinia sheh të largohet prej atij qyteti, për arsye të papunësisë.

Gjakova e cila dikur ka qenë model i përparimit, sot është shndërruar në një qytet të lënë pas dore.

Por ne i kemi projektet pë rivitalizimin e industrisë dhe modernizimin e rihapjen e fabrikave. Me ne Gjakovës e krejt Kosovës do t’i rikthehet shkëlqimi”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme