Kurti si kryeministër do të nisë hetime rreth privatizimit të KEDS-it

22:58 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Albin Kurti si kryeministër do të kthejë secilin privatizim në të cilin, sipas tij, ka pasur shkelje të ligjit.

Për këtë Kurti thotë se më krijimin e qeverisë do të fillojnë hetimet.

Ish-lideri i LVV-së në një intervistë për Rubikon foli për fondin sovran. Ai theksoi se nën qeverisjen e tij nuk do të lejonte që asnjë aset të shitet tërësisht.

Negociata do të mund të bënte për shitjen e aksioneve, por assesi tërësisht, theksoi Kurti.Kurti përmendi rastin e privatizimit të KEDS-it për çka tha se do të iniciojë hetime dhe në rast se ka pasur shkelje të mjaftueshme, ai do ta kthejë.

“Ka pasur mjaftueshëm shkelje të kushtetutës e transparencës në mënyrë që të fillonte një hetim. Të shitet për 26 milionë euro. Unë do të isha në këtë rast si kryeministër me qëndrime politike të përvojës sime në politikë dhe janë pastaj juristët për të hetuar shkeljet”, ka thënë ai.

“Jemi qeveri e cila nuk do të hakmerret por nuk do ti falim krimet, nëse ka pas krime atëherë do të trajtohen”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme