Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se rregullimi i sistemit shëndetësor në Kosovë do të ndodh vetëm pas fitores së Vetëvendosjes.
Kurti, në një takim me specialistë të shquar të mjekësisë tha se qendrat mjekësore në komunën e Prishtinës, Vetëvendosje i ka bërë model për Kosovën e rajonin, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Rregullimi i sistemit shëndetësor do të ndodhë vetëm pas fitores së VETËVENDOSJE!-s
Mjekët po bashkohen me Lëvizjen, sepse Lëvizja është ajo që do të investojë në shëndetësi. Pushtetarët e deritashëm veç kanë vjedhur paratë e barnave dhe i kanë shkatërruar spitalet.
Qendrat mjekësore në Komunën e Prishtinës i kemi bërë model për Kosovën e rajonin. Aty kurrë s’mungojnë barnat apo teknologjia. Krejt ndryshe nga klinikat e kohës së shkuar, ku më shpejt e merrje një sëmundje të re se sa shëroheshe.
Të njëjtën do ta bëjmë pas 11 qershorit me të gjitha klinikat e spitalet e Kosovës.
Këto gjëra i diskutuam në një takim me specialistë të shquar të mjekësisë./Arbresh.info.
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner