Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti tha sot në Skenderaj se Drenica është e Adem e Hamzë Jasharit si dhe të të gjithë atyre që kanë kontribuar për çlirim e atdhe.
Kurti tha se do të kenë shumë punë sepse Kosova ka shumë papunësi e kjo po ndodh se partia të punëson e shpunëson. Ekonomia, sipas tij është në duart e partive të cilat nuk kanë as program ekonomik e as politik. “Por me Vetëvendosjen në qeverisje kemi alternativë dhe 40 pikat qeverisëse, të cilat bëjnë të rritjen e prodhimit vendor dhe punësimit të qytetarëve”, ka thënë Kurti.
Ai ka quajtur politikanët e partive të tjera zullumqarë.“Këta politikanë po i quaj zullumqarë, të cilët sa po janë të rinj po vjedhin me vllazni e kur po plaken me djemtë e tyne. Punësimi e biznesi sipas mbiemrave bjen me qeverinë e VV-së”, ka thënë Kurti, teksa u tregoi që 11 qershori është data për përfundimin e keqqeverisjes.
Kurti premtoi që do të ndërtojë 160 çerdhe për fëmijë dhe do të ndërtojë rreth 4 mijë banesa sociale. Kandidati për deputet nga Skenderaj, Veton Seferi, tha se sot Vetëvendosjes i është bashkuar rinia sepse është e vetmja shliresë.Po ashtu, ai tha se Skenderaj ka nevojë për qeverisjen e Vetëvendosjes.Ai u drejtua Albin Kurtit duke i thënë që ta ketë në konsideratë Drenicën sepse gjatë këtyre ditëve e ka kuptuar se sa nevojë ka Drenica për Vetëvendosjen.
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...