Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, thotë se programi i kësaj partie nuk parasheh ndalimin e mbulesës për femrat që praktikojnë besimin islam.
Në Rubikon të KTV-së, Kurti ka thënë se çdo femër mbi moshën 16-vjeçare është e lirë të vendosë për vetvete dhe se është kundër ndalimit të mbulesës, por edhe kundër paragjykimit të besimtarëve.
Kurti ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe disa media i kanë fryrë më shumë se që duhet debatet fetare.
“Jemi kundër radikalizmave por edhe kundër paragjykimit të besimtarëve. Thaçi, Veseli dhe mediat e tyre i fryjnë debatet fetare. Çka thotë një hoxhë e lëshojnë pas 8 muajsh, kur t’iu konvenon. Në historinë tonë kemi edhe fenë islame edhe ortodokse edhe katolike kemi edhe ateistët. Jemi kundër ndalimit të mbulimit. E konsiderojmë moshën 16 vjeçare si moshë të pjekurisë, kur merr letërnjoftim dhe VV e ka në program që edhe me moshën 16 vjeçare mund të votosh”, ka thënë ai.
Von der Leyen arrin në Tiranë, pritet nga Rama
Disa studentë të universitetit paralel të Mitrovicës protest...
Liga e Kampionëve e “mbushur” me futbollistë shqiptarë, dhje...
Meta përplaset me prokurorët e SPAK-ut në sallën e gjyqit
Hezbollahu goditi shtëpinë e plazhit të Benjamin Netanyahut,...
Konjufca priti në takim të rinjtë e Shkollës Diplomatike