Kurti në Ferizaj: Dera e Bashkimi Evropian e ka emrin Vetëvendosje

13:37 | 3 Qershor 2017
Arbresh.info

Sot Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një takim në qytetin e Ferizajt ku është pritur nga qindra qytetarë dhe aktivistë, shkruan Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosja Albin Kurti ka folur para të pranishmëve ai tha se me 11 qershor do të i’u vjen  fundit atyre që e zhvatën shtetin.

“Të dashur qytetarë të Ferizajt të dashur aktivist të nderuar deputet të ardhshme të kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Lëvizja Vetëvendosje ashtu si e donë shtetin ashtu e donë edhe drejtësinë e ekonomin qytetarët e Ferizajt janë një  popullsi trime e punëtore ju meritoni shumë më mirë e shumë të drejta, pas luftës qeveritë e ndryshme në vend që të zhvillohen ekonomin ju kanë shtypur  me korrupsion andaj  me 11 qershor do të ju vjen fundi këtyre të korruptuarve. Si pasoj e punës së mbrapsht sot kemi sindikata pa punëtor e punëtor pa sindikata, bujq  pa tok e toka pa bujq, kemi papunësi, në Kosovë ka shumë gjëra për të ndryshuar e ato do ti bëjë Vetëvendosje, Vetëvendosja është ndryshimi dhe fitorja” tha Kurti

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje është i vetmi pushtet që nuk i frikohet SHIK-ut, ai tregoi edhe pse është bërë koalicioni PAN

“Vetëvendosja nuk është i vetmi pushtet që nuk e ka friken krimit e agjentëve të SHIK-ut. AAK ka hyr në koalicion që të mos përfundoj e katërta,  LDK ka hy në koalicion që të mos përfundoj e  treta, e  ne  me 11 qershor do të iu tregojmë që Vetëvendosja është e para”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme