Kurti: Me fitoren e VV-së qytetarët do të kenë shërbim shëndetësor pranë vendbanimit të tyre

13:43 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati i Lëvizja Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti ka thënë me fitoren e Vetëvvendosjes të gjithë qytetaët e Kosovës do të kenë pranë vendbanimit të tyre shërbimin shëndetësor funksional dhe cilësor.

Kurti, sot bashkë me liderin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe kandidatin për deputet, Shpend Ahmeti kanë vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Sot paradite vizituam një Qendër të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës ka investuar shumë në këto qendra mjekësore, dhe cilësia e shërbimit është bërë aq e mirë sa që shumë pacientë largohen nga QKUK-ja për të ardhur tek to.

Aparaturat janë të reja e funksionale, barnat janë gjithnjë prezente, por fatkeqësisht vetëm në Prishtinë. Ndryshe nga spitalet e qendrat klinike në krejt Kosovën që sot janë braktisur nga shteti e plaçkitur nga korrupsioni.

Por në datën 11 qershor, me fitoren e VETËVENDOSJE!-s, do të fillojë puna për funksionalizimin dhe pajisjen e gjithë spitaleve e klinikave. Gjithë qytetarët do të kenë pranë vendbanimit të tyre shërbim shëndetësor funksional dhe cilësor.

Bëhuni pjesë e fitores, votoni 35, votoni Lëvizjen./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme