Google ADS

Kurti: Driton Çaushi është zgjidhja dhe zgjedhja për Gjakovën

18:34 | 25 Shtator 2017
Arbresh.info

Albin Kurti ka thënë në tubimin e Vetëvendosjes në Gjakovë se kandidati i kësaj partie për kryetar komune, Driton Çaushi, është edhe zgjedhja e duhur, por edhe zgjidhja për Gjakovën.

“Nuk ka vend më të përshtatshëm për ndryshim se Gjakova, pasi këtu ekziston edhe dija, edhe përvoja. Numri 10 është zgjedhja e zgjidhja me Dritonin kryetar në Gjakovë e me Vetëvendosjen në Qeverisje. Komuna duhet të jetë e qytetarëve dhe qytetarët duhet të bëhen komunitet”, ka pohuar Kurti.

“Të tjerët kur fitojnë humb populli dhe mbaron puna, kur fitojmë ne fiton populli e nis puna. Dritoni din, do dhe guxon, prandaj me të Gjakova fiton”.

Kurti ka kërkuar angazhim të pashoq të aktivistët të Vetëvendosjes në Gjakovë gjatë kësaj fushate zgjedhore.

“Në këtë fushatë duhet të na vjetrohen këpucët e të na rinohet vullneti, duke shkuar lagje për lagje e shpi për shtëpi për ta shpalosur programin tonë”.

“Ne jemi të palodhshëm, kundërshtarët do t’i lodhim, populli do të çlodhet”. /KlanKosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme