Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën ka treguar se pse ka vendosur që të largohet nga gara për deputet. Ai ka thënë se tashmë ka ardhur koha që në lista të ketë njerëz të rinj. Krasniqi ka thënë se nuk është larguar nga kandidati për deputet shkaku i koalicionit të bërë me PDK-në.
“Jo, kjo nuk qëndron. Unë veç kam pas vendosur që të mos jem pjesë e listave. Koalicioni me PDK-në ka ndodhur në orët e fundit. Unë nuk kam dashur të hy në këtë garë, pasi mendoj se tashmë në këto lista duhet të futen njerëz të rinj”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka treguar se edhe pse janë bërë bashkë më PDK-në.
“ Kjo është vendosur në momentet e fundit. Oferta ka qenë kjo që tashmë dihet, që Haradinaj të jetë kandidat për kryeministër. Me këtë jemi pajtuar dhe është bërë ky koalicion”.
Krasniqi ka thënë se po të mos ishin në koalicion me AAK-në, vështirë se do të bëhej edhe koalicioni i madh PDK-AAK-NISMA.
Ronaldo sfidon të ftohtit, shpërndanë video duke u larë në t...
Hamza uron Krishtlindjet: Urime Ipeshkvisë së Kosovës dhe të...
Rrëfime dhe lojëra- flirtime/ Sonte nata e dytë e Big Brothe...
Haaland totalisht jashtë forme, Guardiola i del në mbrojtje ...
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...