“Kosovën e presin shumë punë, Haradinaj s’ka shkop magjik”

01:13 | 8 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Për situatën dhe kohen në të cilën gjendet Kosova, sipas kandidatit Besnik Tahiri, zgjidhja më e mirë për kryeministër është Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë që qeverisja e tij prej 100 ditësh ka treguar disiplinë dhe lidhje hierarkike në mes të administratës dhe pushtetit.

“Prej Haradinajt po kërkojmë të kemi një figurë që reflekton patriotizëm, etikë e burrëri. Për me e udhëheq këtë vend duhet të jesh jashtëzakonisht i vendosur, ke presion nga jashtë e nga brenda. E për këto rrethana, për këtë moment, Haradinaj dhe ky koalicion është më i miri” ka thënë Besnik Tahiri.

Tutje ai ka thënë që vendin e presin shumë punë, për përfundimin e të cilave duhet vendosshmëri.

Megjithatë Tahiri tha se “Haradinaj nuk ka një shkop magjik që me një lëvizje rregullon gjithçka”, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme