Korab Sejdiu nga Koalicioni LDK-AKR-ALT me numër 31, ka folur për Sistemin e Drejtësisë në Kosovë, që është fusha e ekspertizës së Sejdiut.
Duke diskutuar për situatën e përgjithshme në Kosovë, ai tha: “Sistemi i Drejtësisë në Kosovë nuk është duke funksionuar. Nëse analizohet sistemi në përgjithësi, kuptohet që nuk ka pasur një vullnet të përgjithshëm politik që Drejtësia në Kosovë të përmirësohet”.
“Ne nuk mund të flasim për zhvillim ekonomik dhe as për një shëndetësi cilësore nëse nuk kemi një sundim të rendit dhe ligjit”, vazhdoi më tutjeSejdiu.
Duke diskutuar mbi hapat konkret në përmirësimin e situatës, ai shtoi: “Së pari, reforma duhet të jetë gjithpërfshirëse. Ajo duhet të mbulojë çdo pjesë të sistemit. Më pas, duhet koordinuar përpjekjet tona dhe ato të donatorëve të huaj që investojnë në vazhdimësi këtu. Dhe ky bashkërendim është vital veçanërisht në aspektin e financimit të reformës”.
“Gjithashtu, gjatë mandatit të parë është jetike që së paku në sektorin e Gjyqësorit të ketë një dyfishim të buxhetit. Kjo sepse kemi mungesë serioze të gjykatësve dhe punëtorëve të tjerë profesional”, theksoi Sejdiu duke folur për platformën e Koalicionit për Drejtësinë.
Më tutje ai potencoi: “Duhet domosdoshmërisht që të përforcohen, fuqizohen dhe funksionalizohen mekanizmat mbikqyrës në Polici, Prokurori dhe Gjyqësor. Kështu do të mund të vëzhgojmë në mënyrë të vazhdueshme pasurinë e individëve të përfshirë direkt në Drejtësi”.
“Kur kjo të bëhet, do të mund të bëjmë hapa teknik që do të e shpejtojnë dukshëm procesin e komunikimit si p.sh dixhitalizimi i lëndëve”, shtoi ai.
Në fund, Sejdiu tha që një investim madhor do të bëhet në ndryshimin e mentalitetit shoqëror karshi të drejtës. “Duhet me i vetëdijësu qytetarët që padrejtësia duhet me u luftu. Nëse njëri nga ne lëshon pe, e krijojmë bazën që edhe shumë të tjerëve të i’u bëhet e njejta padrejtësi. Ne duhemi me kërku që të drejtat tona me u respektu”.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...