Google ADS

Kërcënon ‘Srpska’: Veriu do të reagojë, nëse KQZ lejon komisionerë të PKS-së

17:26 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që në komisionet zgjedhore në komunën e Leposaviqit të ketë edhe komisionerë të partisë së Aleksandër Jabllanoviq, Partia e Serbëve të Kosovës – PKS, e ka kundërshtuar ashpër Lista “Srpska” që ka mbështetjen absolutet të Qeverisë së Serbisë.

Nëpërmes të një komunikate për medie, “Srpska” ka kritikuar KQZ-në, për shkak të vendimit që në komunën e Leposaviqit anëtarë të komisioneve zgjedhore të jenë edhe përfaqësues të PKS-së, e cila, sipas “Srpska” nuk është subjekt politik parlamentar. Sipas “Srpska”-s KQZ-ja ka bërë keqpërdorim politik, ndërsa ka siguruar “se tani është e qartë se PKS-ja ka mbështetjen e hapur politike të institucioneve të Prishtinës. Nëpërmes të komunikatës, Lista Serbe ka porositur, se “as ata, e as populli serb në Kosovë e Metohi nuk pranon këso lloj mashtrime dhe ndërskamca të Aleksandër Jabllanoviqit dhe të instruktorëve të tij politik në Prishtinë”.

Për këtë arsye “Srpska” ka ftuar KQZ që t’i zbatojë vendimet e Komisionit Komunal Zgjedhor në Leposaviq, në të kundërtën, porosisin se reagimi i popullit serb në veri të Kosovës e Metohisë do të jetë i fuqishëm dhe i vendosur.

Ndryshe, Lista Serbe, e cila është i vetmi subjekt politik që mbështetet nga Beogradi ka ftuar serbët e Kosovës që të votojnë vetëm për partinë e tyre, ndërsa subjektet tjera politike serbe i kanë quajtur inekzistente për serbët e Kosovës. Përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike dhe kandidatët për deputetë të këtyre subjekteve kanë vazhduar të kërcënohen edhe nga njerëz të krimit në veri të Kosovës. Në tubimn e hapjes së fushatës në Leposaviq, në mesin e njerëzve të “Srpska”-s janë parë edhe bosët e krimit në veri të Kosovës, Zoran Millojeviq, shef i “Civilna Zastita”, Millan Radojeviq, shef i MUP-it serb për komunën e Leposaviqit, Millan Radojçiq, udhëheqës i krimit të organizuar në veri të Mitrovicës, i cili dyshohet se kishte organizuar sulmin me armë mbi zyrat e kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq dhe të PKS-së, që udhëhiqet nga Aleksandër Jabllanoviq. Në tubimin e Listës Serbe është pare edhe Dejan Vulloviq, i cili [sthë bosi i contrabands në veri të Kosovës.

Kryetari i Listës “Srpska”, Sllavko Simiq, ka thenë se ‘Srpska” është ushtri serbe në Kosovë, e cila ka për komandant Aleksandër Vuçiqin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme